Qerimaj merr Urdhërin Mjeshtër i Madh

Ceremonia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka nderuar kampionin e Evropës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, me Urdhrin Mjeshtër i Madh me motivacionin: Për kontribut të shquar në sportin e peshëngritjes, si fitues i dhjetëra medaljeve ndërkombëtare e shpalljes kampion i Evropës për vitin 2012, duke lartësuar krenarinë kombëtare tek shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.
Unë jam i bindur që jeni kthyer tashmë pjesë e krenarisë kombëtarë të shqiptarëve! Me ty sot janë të gjithë shqiptarët, kudo. Janë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në diasporë, sepse të jesh Kampion i Evropës në këtë moshë, patjetër që është pjesë e kësaj krenarie. Dhe këtë dhuratë, ju ia bëni Shqipërisë, ia bëni shqiptarëve, pikërisht në vitin e 100-të të krijimit të shtetit shqiptar!, u shpreh Topi gjatë ceremonisë.
Nga ana e tij Qerimaj u shpreh se do të mundohem në maksimum që të çoj flamurin shqiptar sa më lart përsëri! Qerimaj në Kampionatin e e fundit Evropian të peshëngritjes, të zhvilluar në Turqi, u rendin në vendin e parë, duke u shpallur kampion i kontinentit. /F.Stafa/