E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbja e aktorit, Berisha mesazh ngushëllimi familjes

Duke iu drejtuar familjarëve të të ndjerit, kryeministri e konsideron një humbje të madhe largimin e tij nga jeta. “Ndjehem thellësisht i prekur dhe i hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tuaj më të dashur, të aktorit që me interpretimin dhe talentin e tij i ka falur teatrit dhe kinematografisë shqiptare shumë role të spikatura që do të mbeten në kujtesën e të gjithë shqiptarëve dhe në fondin e vyer të kinematografisë shqiptare”, thuhet midis të tjerash në mesazhin e kryeministrit.

Aktori Perika Gjezi i teatrit “Andon Zako çajupi” të Korçës humbi jetën dje pasdite në një aksident automobilistik në rrugën Korçë-Voskopojë. Perika Gjezi ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Ai ka përfunduar studimet e larta për art dramatik në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në vitin 1975, kohë prej së cilës ka punuar si aktor i teatrit “A.Z.çajupi” të Korçës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›