E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet fondi publik për artistët e rinj

Fondi publik per kompeticionin e artisteve te rinj ne teatrin kombetar peson ulje. Megjithese projekti dhe java teatrore per te rinjte do te zhvillohet serish kete vit, fondi i vene ne dispozicion nga ministria e kultures do te jete me i vogel. Nga 50 milione leke te vjetra shifra reduktohet ne rreth 40 milion leke te vjetra per se paku 7 projekte teatrore qe do te rezultojne fituese nga dy juri te ngritura nga sektori i artit ne bashkepunim me teatrin kombetar.

"Eshte nje buxhet qe del per tu qene prane atyre talenteve te rinj ne fushen e skenes, kryesisht regjisor", tha Nikolla Lena, drejtor i pergjithshem i politikave te artit ne MTKRS. "Festivali i të rinjve është një komponent mjaft i rëndësishëm do të thosha i vetë veprimtarisë artistike, dhe mbi të gjitha i sigurimit të individualiteteve të reja krijuese", u shpreh regjisori Adonis Filipi.

Kriteret e pjesemarrjes ne kompeticionin e te rinjve nuk kane ndryshuar nderkaq projektet fituese do te shfaqen ne sallen e teatrit kombetar gjate muajit shtator dhe ne perfundim te konkurimit do te vleresohen me cmime 7 artiste te rinj qe nga aktori e deri te skenografi dhe regjisori me i mire.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›