Humbja me Vllazninë,jep dorëheqjen trajneri i Elbasanit Sejdini
Elbasani pësoi të dielën një humbje të rëndë ndaj ekipit të Vllaznisë me rezultatin 1-4, në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". Ka qenë një humbje që ka ardhur natyrshëm si rezultat i lojës së dobët, e cila i ka kushtuar Elbasanit edhe largimin e trajnerit Faruk Sejdini. Me këtë humbje ekipi i Elbasanit ndodhet më i rrezikuar se çdo herë tjetër për të zbritur një kategori më poshtë, megjithatë në javët e ardhshme pritet që të ketë reflektim, por, mesa duket situata do të vijë akoma duke u përkeqësuar pasi Elbasani do të luajë javën e ardhme në transfertë me Tiranën. Trajneri i Elbasanit, Faruk Sejdini, i cili drejtoi përrreth dy muaj këtë ekip, gjatë konferencës për shtyp, tha se"kjo humbje e thellon akoma edhe më shumë krizën e ekipit tonë, është një rezultat i papritur, ekipi i Shkodrës, duke qenë në kryesim, i kishte të tre rezultatet, por kurrsesi nuk e kisha menduar kështu". Sejdini tha se "mendoj ta ndërpres punën time këtu, duke u konsultuar edhe me presidencën dhe t'i hap rrugë ndoshta një përmirësimi të situatës, pasi situata është e tillë që nuk ka vend për ndryshime lojtarësh, mendoj që ndoshta mund të jetë rruga më e mirë kjo për t'i shërbyer këtij ekipi"