Salihi, specialist goli në AustriGjatë dy sezoneve e gjysmë me SV Ried (nga janari 2007), Salihi në 68 ndeshje ka realizuar në total 26 gola.

Nuk e gjeti rrugën e golit me Kombëtaren shqiptare, si me Hungarinë (luajti nga minuta e parë) ashtu dhe Danimarkën (nga pjesa e dytë), por në kampionatin austriak Hamdi Salihi është një specialist i vërtetë goli.
Sulmuesi shkodran shënoi në minutën e 60-të golin e barazimin të skuadrës së tij, SV Ried, kundër Altach (1-1) në javën e 28-të Bundesligës austriake, vetëm dy minuta pasi vendasit kishin realizuar me anë të Vorisek (58’).
Edhe në javën e 27-të, po ndaj Altach, por kësaj radhe në shtëpi, Salihi shënoi një gol në fitoren 3-2 të SV Ried. Ish-sulmuesin Vllaznisë e Tiranës ky ishte goli i tij i 8-të në kampionat dhe i 13 sezonal, përshirë dhe 5 të tillë në Kupën e Austrisë.
Gjatë dy sezoneve e gjysmë me SV Ried (nga janari 2007), Salihi në 68 ndeshje ka realizuar në total 26 gola.
E Shtune, 04 Prill 2009