E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Qazim Mulletit e lënë në harresë

Ndodh shpesh që aktualiteti të mposhtë historinë. Dhe në gati 20 vjet tranzicion në Shqipëri shumë pak është vënë objekti në ruajtjen e vlerave që identifikon truallin dhe historinë tonë, e bardhë apo e zezë qoftë ajo. Pjesë e objekte që meritojnë të kenë vlera muzeale, janë zhdukur tkurrur e shndërruar. Por, më e tmershme është kur këto pjesë të historisë humbasin në përfaqësimin më të shëmtuar të tyre. Sot pak-kush mund ta dijë që këto rrënoja i kanë përkitur dikur kryeqyetarit të Tiranës e njëkohësisht ish-prefektit të saj Qazim Mulleti. Por, sot në këtë muze plehërash nuk mund të identifikosh asgjë nga jeta dhe personaliteti i një njeriu, të cilin më shumë se përmes letrave e kemi njohur në komedisë e vënë në skenë për të gjithë. Nëse sot opinioni dhe mediat shqetësohen për rrënimin që ka filluar të shfaqet ne shpëpinë e personalitetit tonë të letrave Ismail Kadare, apo edhe shumë emrave me të cilët krenohemi që janë pjesë e jonë, mos ndoshta kontributi i themeluesit të metropilit të sotëm vlen më pak? Një vit më parë ky object u pushtua ga një zjarr, shkaku i të cilit nuk u mësua dot. Dhe sot pas kaq kohësh, terrenin e shtëpisë së ish-prefektit Qazim Mulleti, e shohim të qarkuar nga mjete, të cilat sinjalizojnë së një tjetër pallat do të zerë vend aty.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›