E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja ne derbi me Romen, Lacio shkarkon nga detyra Igli Taren

Presidenti i Lacios, Lolito, pak ore pas humbjes se derbit me Romen, i ka komunikuar shkarkimin nga detyra, drejtorit te pergjithshem te klubit te tij, Igli Tares. Largimi i Tares nga kjo detyre ishe paralajmeruar edhe me pare. Ne fund te karrieres se tij, te cilen e mbylli pikerisht me ekipin e Lacios, ish-sulmuesit kuqezi i eshte besuar nje rol i rendesishem ne krye te klubit italian te Seria A, te cilen e mbylli dy dite me pare. Tare punoi ne kete post dhe gjate sezonit te kaluar, ekipi i tij shkoi deri ne finale te Kupes se Italise. Para se te mbyllet faza e pare e ketij edicioni ka ardhur shkarkimi i Igli Tares nga detyra, duke mos arritur qe te fitoje nje trofe, ne rolin e tij te ri si drejtues i klubit. Rezultatet e dobeta, gjate 15 javeve te para ne Seria A, dhe paraqitja e dobet ne Europa Lige, si dhe disa mosmarreveshje te kaluara me lojtare te ekipit, kane detyruar presidentin Lolito qe te marre vendimin ne fjale. Ka mjaftuar edhe ndeshja e fundit derbi me Romen. Pikerisht, pas humbjes se fundit 1-0 ne Seria A erdhi vendi i shkarkimit, ndaj Tares. Pak dite para ndeshjes derbi, disa tifoze te Lacios kane kerkuar largimin e Tares. Tre kandidate shihen se jane te favorizuar per te marre drejtimin e klubit. Kamoleze duket se do te marre detyren e re, ne vend te Tares. Por edhe Mihajlovic dhe De Biazi shihen si kandidate te mundshem, qe te ulen ne postin e drejtorit te klubit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›