E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekenbauer: Juventusi nuk eshte kualifikuar

Presidenti i nderit te Bajernit te Mynihut, Franc Bekenbauer beson se gjiganti i Bundesliges mund ta befasoje Juventusin, per t'u kualifikuar mes 16 ekipeve me te mira te ketij sezoni, ne "Champions League". Bajerni dhe Juventusi do te diskutojne nje vend ne raundin tjeter, pas ndeshjes se sotme ne nje nder perballjet me interesante qe rezervon "Champions". Bordo ben pjese ne te njejtin grup me Juven dhe Bajernin dhe e ka siguruar kualifikimin per me tej nje ndeshje me pare, prandaj gjermanet duhet te arrijne nje fitore ndaj "Zonjes se Vjeter" ne "Olimpico", qe te arrijne kualifikimi ne vend te dyte dhe te kalojne ne turin tjeter. Cdo rezultat tjeter do te favorizonte italianet. "Bajerni do te fitoje me rezultatin 1-0", - theksoi Bekenbauer per "La Gazzetta dello Sport". Parashikimi i Bekenbauerit eshte edhe me i hollesishem se kaq. "Goli i fitores do te shenohet ne minuten e 89-te, keshtu qe kundershtari nuk do te kete kohe per te barazuar ne fund. Ne e kemi pare Juven e ketij edicioni, me ndeshjet qe ka luajtur ne Evrope. Juve ka lojtare me me eksperience dhe ata e kane te qarte se ndeshjet delikate nuk fitohen lehtesisht". Sipas Bekenbauerit, Juventusi do ta nise ndeshje si i favorizuar nga faktori fushe, por perballe Bajernit qe eshte i forte, nuk eshte cudi qe te befasohet ne fund. "Ne do te fitojme sepse Juve do ta nise ndeshjen me mendesine se ka avantazhin e fushes. Ata jane me konkrete dhe ana fizike e tyre eshte vertet perparesi, gje qe do na sjelle shume veshtiresi. Forca e Juves u pa qarte ne fitoren e fundit me Interin. Vetem nje fitore do te jete e mjaftueshme per ekipin tone ndaj Juventusit. Ndaj Juve eshte favorite qe te fitoje ndeshjen, por mos harrojme se ende nuk e ka fituar ate", - perfundon ish legjenda e Gjermanise, Franc Bekenbauer. Ndeshja e pare, qe eshte zhvilluar ne fushe te Bajernit te Mynihut pak kohe me pare, perfundoi ne barazim pa gola.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›