E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi dhe Kotorri, balance portieresh

Aranit Muraci

Dinamo dhe Besa po rivalizojne ne cdo drejtim, ndonese blute njohin nje fare superioriteti ne klasifikimin e pergjithshem, pas 13 javeve te para te kampionatit. Dinamo pervec shkeputjes prej 10 pikeve ne krye te klasifikimit, ka edhe sulmin me te mire, per momentin. Dinamovitet kane shenuar gjithsej 24 gola, dy me pak se mesatarja e dy golave per ndeshje. Nje shifer e jashtezakonshme per kryesuesit e Dinamos, krahasuar me sulmin e cdo skuadre tjeter te kampionatit. Dinamo dhe Besa jane te ekuilibruara aktualisht, per sa i perket numrit te golave qe kane pesuar ne 13 javet e para. Portieri i Beses se Kavajas, Orges Shehi qendroi per shume minuta ne "heshtje", pa pesuar asnje gol, nderkohe qe portieri i Dinamos, Elvis Kotorri eshte aktualisht portieri me te dhena me te mira. Shehi dhe Kotorri kane pesuar vetem gjashte gola, ose kane pesuar dicka me pak se mesatarja e nje goli, ne dy ndeshje. Te dy portieret ekipeve qe kryesojne kampionatin, si Kotorri, edhe Shehi ia faturojne suksesin mbrojtjeve respektive. "Mbrojtja e Beses ka qene ne lartesine e duhur, ndaj nuk eshte merite vetem e imja", - thote Orges Shehi, i cili beson se skuadra e tij eshte e kompletuar edhe ne repartet e tjera dhe e vendosur per te garuar deri ne fund, ne permbushje te objektivit final. "Besa ka pasur nje ecuri pozitive, te pakten deri tani. Do te garojme deri ne fund, me te njejten perkushtim dhe permbushje te objektivit, qe eshte edhe synimi im kryesor", - theksoi Shehi. Elvis Kotorri gjithashtu, suksesin e fundit ia dedikon skuadres se tij ne teresi, duke thene se grupi i Dinamos eshte nder me te fortet ne kete sezon. Sipas tij, Dinamo e ketij sezoni eshte nder me te mirat e viteve te fundit dhe rezultatet e arritura nuk jane rastesore. "Ecuria e Dinamos ne 13 javet e para, ka qene pozitive ne te gjithe repartet", - theksoi Kotorri. "Jam pjese e nje ekipi, nder me te fortet e edicioneve te fundit dhe per kjo eshte arsyeja e suksesin tim personal, qe pa titullin nuk do te kishte ndonje vlere te madhe", - shprehet ai. Kategoria Superiore po shkon drejt perfundimit te fazes se pare. Dinamo dhe Besa ndodhen ne krye te kampionatit dhe per here te pare, pas javes se 13-te kane krijuar nje binom, qe parashikohet se do te rivalizoje deri ne fund. Tirana, kampione ne fuqi ndodhet kater pike pas Beses se vendit te dyte, por pavaresisht ketij fakti bardheblute nuk jane perjashtuar nga gara per te fituar titullin ne fund. Dinamo nuk njeh asnje humbje, kundrejt dy humbjeve qe kane pasuar kavajasit. Besa ka barazuar kater ndeshja nga dy te Dinamos, qe do te thote se ekuilibri i vetem mes dy kampeve qe po rivalizojne per titullin e ketij edicioni eshte porta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›