E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja në finale, holandezët e kanë me gjyqtarin

Trajneri Van Marvijk u shpreh i zhgënjyer në përfundim të finales. “Mund të arrinim te penalltitë. Duheshin vetëm tre minuta, por duhen llogaritur edhe gjyqtarët. Ishim shumë pranë rezultatit të madh, duke rezistuar deri në fund. Jam shumë i zhgënjyer”, pohoi tekniku portokalli, duke nënvizuar se ekipi i tij gaboi shumë.

“Mallkimi” i botërorëve ka qenë tema kryesore me të cilën janë marrë sot mediat holandeze. Pas finaleve të humbura në 1974-ën dhe 1978-ën, ja ku vjen edhe zhgënjimi i radhës. “Trauma e tretë për portokallinjtë”, shkruan e përditshmja “De Telegraaf”, duke drejtuar gishtin tek Arjen Roben, i cili “u gjend dy herë përballë Kasiljasit por nuk arriti ta mposhtë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›