Cikalleshi: Olimpiakosin "kurban" për hir të shqiptarëve
Grekë dhe serbë janë njësoj për ne nuk bën asnjë ndryshim ndaj tyre do të mundohemi të tregojnë më të mirën tonë dhe përsërisim atë fitore të magjishme që bëmë me “vëllezërit” e tyre të Brezhanias.Skuadra e Besës është rihtyer në shtëpi dhe është duke i dhënë dorën fundit përgatitjeve për sfidën e 15 korrikut që do të luhet në “Qemal Stafa”.
Ekipi kavajas është rikthyer nga faza përgatitore prej 20 ditësh që zhvilloi në Maqedoni. Bomberi i sulmit Kavajas që ka shkëlqyer me fanellën verdhezi të Besës në këtë sezon duke u kurorëzuar si fitues i kupës së Shqipërisë për të dytën herë.
Ishte pikërisht supergoli i Cikalleshit që i dha kualifikim Besës për në finalen e kupës në një ndeshje të vështirë sic ishte ajo e luajtur në Peqin ndaj Shkumbinit vendas. Ciklleshi tashmë i konfirmuar si talenti i radhës i futbollit kavajas dhe lojtari kompletuar me një të ardhme të ndritur dhe shumë premtuese për ekipin kombëtar shpreh shpirtin e sakrificës që do të tregoj Besa në ndeshjen për jetë a vdekje ndaj “armiqve” të përjetshëm grekë të Olimpiakosit.
Nëse luajmë për të fituar për gjatë gjithë lojës mendoj se Besa do të dal e fituar nga ky takim. Kundërshtari ynë nuk duhet të harroj që ndaj fqinjëve tanë të “dashur” grekë dhe serbë Besa është më shumë e uritur për të fituar.
Dy sezone më parë shokuam Beogradin kur fituam me Brezhania në fushën e tyre o-1 me golin e pa harrueshëm të Abdulla Ishaka që na dha kualifikimin ku në ndeshjen e parë të luajtur në Tiranë e kishim mbyllur në një barazim pa gola.
Në mbrëmjen e 15 korrikut i bëj thirrje tifozerisë që jetë sa më e shumtë në numër që të na mbështetur dhe për të ndarë me ne festimin e fitores.