Benitez nis zyrtarisht aventurën zikaltër
Benitez theksoi se objektivi është gjithnjë i njëjti: të fitojë. Por këtë ai dëshiron ta bëjë sipas mënyrës së vet. “Jemi këtu për të bërë atë që të gjithë duan të bëjnë: të fitojmë. Ka për të qenë ndryshe nga viti i kaluar, por mentaliteti do të jetë i njëjti. Nuk do të ketë ndryshime rrënjësore, por do të përmirësohemi. Do të sjell frymën që mbizotëronte te Liverpuli, si një skuadër e madhe që lufton kundër të gjithëve”, pohoi midis të tjerash 50-vjeçari.
Duke parë Spanjën kampione bote, Benitezi mendon se mund ta imitojë: “Stili i tyre bazohet te cilësia. është ide e bukur. Nuk mund të kopjojmë gjithçka, por mund të bashkojmë cilësinë e lojtarëve me urtësinë taktike italiane”. Ndryshe nga Anglia, ku kishte dorë më të lirë në përzgjedhjen e lojtarëve, në Itali merkaton e bëjnë të tjerë njerëz: “Me merkaton merret drejtori sportiv. Unë punoj me lojtarët që më japin dhe përgjegjësitë e mia janë në fushën e lojës”.
Më tej spanjolli pohoi se ka biseduar kokë më kokë me disa prej lojtarëve dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe me të tjerët. Përfshirë Balotelin. “Dua t’i njoh të gjithë personalisht. Sigurisht që lojtarët cilësorë janë gjithnjë të vlefshëm, por dua t’u njoh personalitetin dhe mentalitetin”, nënvizoi ish-trajneri i Liverpulit.