E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sundimtarët e botës kthehen në Spanjë

Avioni me trajnerin Vicente del Bosque, stafin dhe lojtarët e tij u ul në aeroportin Barajas.

Mijëra spanjollë brohoritën të ekzaltuar në aeroport, kur kapiteni i ekipit Iker Casillas u shfaq duke ngritur kupën në ajër. Lojtarët spanjollë i pret një takim i veçantë me kryeministrin e vendit, Jose Luis Rodriguez Zapatero.

Festimet më pas do të zhvendosen në rrugët kryesore të kryeqytetit spanjoll, Madrid, ku lojtarët do të parakalojnë mes tifozëve me një autobus të hapur

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›