E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, rrahën barbarisht nxënësit shqiptarë, 8 në pranga

Tetë maqedonas janë ndaluar në Shkup, të akuzuar për dhunën barbare ndaj nxënësve shqiptarë të fshatrave të Karshiakës, në autobusin e linjës Shkup-Çiflik.

Familjarët e nxënësve të rrahur kanë theksuar se kanë marrë informacione lidhur me arrestimin e dhunuesve dhe se atyre i është konfirmuar kjo edhe nga ana e MPB, e cila ka thirrur disa nga nxënësit për të identifikuar huliganët maqedonas.

“Ne jemi thirrur në stacionin policor në Shkup dhe janë identifikuar disa nga dhunuesit”, theksoi një nga prindërit e fëmijëve të rrahur.

Ndërkohë, edhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi ka konfirmuar arrestimet për RTK, duke shtuar se janë arrestuar disa nga personat e përfshirë në incidentin brutal. “Disa nga personat janë kapur dhe kanë pranuar se ishin përfshirë në rrahjen brutale të nxënësve shqiptarë. Hetimet po vijojnë dhe ne garantojmë shqiptarët se institucionet po kryejnë detyrën për të zbardhur incidentin dhe të marrin dënimin e merituar”, theksoi në një intervistë për RTK, ministri i Ekologjisë i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.

MPB për shkak të hetimeve ka bërë të ditur se akoma nuk mund të jap detaje lidhur me arrestimet dhe se së shpejti do të zbardh tërë ngjarjen.

Në incidentin e ndodhur në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›