E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi hyn ne histori

Barcelona u kualifikua në çerekfinalet e Champions League pasi shpartalloi 7-1 Bajer Leverkusenin në takimin e kthimit, ndërsa pesë gola mbanin firmën e Lionel Mesit. Në këtë mënyrë, ylli argjentinas hyn në historinë e aktivitetit më prestigjioz për klube, pasi askush më parë nuk kishte arritur të realizonte kaq shumë gola në një ndeshje të vetme.
“Pleshti” konfirmohet si lojtari më I mirë në botë dhe pasi është tallur me mbrojtjen e ekipit gjerman ka dhuruar të paktën dy kryevepra. “Jam I kënaqurt për golat, por rëndësi ka që skuadra u kualifikua. Rezultatet e ekipit kanë më shumë rëndësi”, tha Mesi me modesti.
Vlerësimet për tre herë fituesin e “Topit të Artë” nuk munguan nga Pep Guardiola, që u shpreh se është “me fat” që stërvit Mesin, I cili është një lojtar unik. Komplimentet nuk munguan as nga tekniku I Leverkusen, Dut, I cili nënvijëzoi se “edhe pa Mesi Barça është skuadra më e mirë, por me argjentinasin, ata janë ekip I një tjetër planeti”.
Me 5 golat e së mërkurës, Mesi u ngjit në kuotën e 49 rrjetave në Champions League, duek barazuar Alfredo Di Stefanon dhe është I katërti mes golashënuesve më të mirë. Sulmuesi arriti kuotën e 53 golave në këtë sezon, duke përfshirë edhe ndeshjet me Argjentinën, ndërsa vetëm me Barçën ai numëron 48 gola dhe tashmë është vetëm 7 rrjeta larg rekordit si golashënuesi më I mirë në historinë e klubit katalan, që mbahet nga Sezar Rodriguez me 235 gola. Në 311 ndeshje me fanellën “blaugrana” 24-vjeçari ka shënuar 228 gola, ndërsa 186 prej tyre kanë ardhur vetëm në 201 ndeshjet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›