Humbjet e OSSH nga importet e energjisë
Ministri i Ekonomisë Genc Ruli deklaroi dje se ndryshimet në bilancin e OSSH me vendim qeverie u kryen për shkak të humbjeve të shënuara nga kompania gjatë vitit 2008. Ndonëse bilanci financiar i OSSH nuk është publikuar ende për të parë se sa kanë qenë humbjet e saj, Ruli tha se ishin dy kriza që shkaktuan problemin.
"Kriza energjetike e fundit të vitit 2007 dhe fillimit 2008 me çmime shumë të larta importi solli humbje të mëdha financiare", - tha Ruli. "Diferenca mes kostos së importit të 2 miliardë kilovatëve dhe çmimit të shitjes në tregun vendës qe rreth 60-65 milionë euro. Blerjet qenë më të larta se planifikimi", - tha ai. Fillimi i krizës financiare globale e bëri edhe më të vështirë privatizimin. Ruli hodhi poshtë kritikat e opozitës që thanë se humbjet e OSSH kanë qenë pasojë e keqmenaxhimit. "Të gjitha humbjet kanë qenë pasojë e çmimit të lartë të importit, askush nuk mban përgjegjësi për këtë", - tha ai. "Kjo sasi energjie iu furnizua konsumatorit shqiptar. Konsumatori është ai që e përfitoi".
Banka Botërore deklaroi dy ditë më parë se "të ardhurat efektive të OSSH për janarin qenë më pak se 50% e energjisë së furnizuar". Kjo është një shifër shumë më e ulët sesa objektivi prej 60% që duhej të realizohej për vitin 2008.
Ashtu si Banka Botërore dhe IFC, edhe Ruli qe i lumtur që OSSH më të fund u shit. "Më i rëndësishmi, i vështirë, sektor problematik, rëndësi rajonale". Këto ishin disa nga cilësorët e përdorura nga ministri mbi çështjen.
CEZ pranoi të nënshkruajë kontratën e blerjes së aksioneve, por procesi nuk ka përfunduar ende. Çekët presin tani letërkreditin me të cilin do të mbulojnë rrezikun e humbjeve në Shqipëri dhe kjo letërkredi duket se është në rritje. Më herët qe deklaruar se vlera e saj do të jetë 40 milionë euro, ndërsa dje u deklarua 50 milionë euro. Vetë paratë nga privatizimi pritet të paguhen vetëm pas tre muajsh. CEZ duhet të investojë para në mënyrë që të reduktojë humbjet në rrjet, sipas Rulit. Ministri pranoi gjithashtu se në të ardhmen "çmimi duhet të mbulojë koston", megjithëse qeveria do të ketë në dorë një mekanizëm subvencionimi përmes KESH.
Reduktimi i humbjeve kërkon 250 milionë euro
Blerësi i Sistemit të Shpërndarjes do të ketë nevojë të investojë për riparimin e rrjetit në të gjitha hallkat e veta, nga sahatët deri te nënstacionet, në mënyrë që të realizojë uljen e humbjeve në rrjet sipas grafikut të përcaktuar, sipas Ministrisë së Ekonomisë. "Të ulësh humbjet do të thotë të investosh. Sistemi ka nevojë për 250 milionë euro, investime që në disa raste janë urgjente", - tha Ruli. Sistemi i shpërndarjes ka marrë investime të konsiderueshme në rendin e qindramilionë eurove gjatë njëzet viteve të fundit për të zgjeruar kapacitetin dhe për të përballuar ndryshimet dramatike demografike në vend. Megjithatë, rrjeti mbetet ende i pamjaftueshëm dhe në shumë zona të vendit kërkesa është më e lartë sesa kapacitetet teknike. Investimet në rrjet janë të nevojshme edhe për të identifikuar lidhjet e parregullta ndërkohë që një sistem i ri matësish mund t‘i japë fund sorollatjeve njëzet vjeçare për disiplinimin e konsumatorëve, përpjekje që kanë rezultuar pothuajse të gjitha të dështuara.