Ronaldo tjetër gol, Korinthias fiton
Pas golit të së dielës kundër Palmeiras, i pari me fanellën e Korinthiasit, Ronaldo, ka realizuar një tjetër rrjetë. Ish-sulmuesi i kombëtares braziliane i dhuroi skuadrës së tij tri pikë në sfidën përballë Sao Kaetano. Ai u zëvendësua në minutën e 75-të të takimit, duke marrë duartrokitjet e 35 mijë tifozëve të pranishëm, pasi ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushë.