E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humor me personazhe publike shqiptare

Elvis Pupa, aktori i njohur i humorit, është rikthyer pranë publikut shqiptar me një tjetër projekt interesant, një shfaqje me emrin “Shteti më i lumtur në Shqipëri”.

Në këtë ''stand up comedy'', Pupa bëri pak humor të ëmbël dhe me ekranet, dhe personazhe të njohur të botës së televizionit shqiptar , duke i përmendur dhe me emra.   “Janë një grup të ftuarish që me të njëjtat veshje lëvizin nga një ekran te tjetri, ndërsa flasin për gjithçka e gjithkënd, sa kujtova se ishte defekt i televizorit tim që m’i përsëriste fytyrat”, tha ai me ironi, ndërsa u referohej debateve televizive.   Më pas, ai lëshoi batuta duke filluar nga Blendi Fevziu e deri te Sinan Hoxha: " Blendi Fevziu: Në shpi i shtrojmë darkë dhe atij, se na është bërë si rob i shpis, çdo natë në ekran. Ardit Gjebrea: Të jep zgjidhje për gjithçka në ekran, duke të sugjeruar ilaçin e duhur. Sinan Hoxha: Ngjaj gjë si Seldi unë, që më vendosni këngën e Sinan Hoxhës për demonstrimin e zhveshjes mbi kub? Pirro Çako: Me këngën “Dalldisa” të Pirro Çakos, mund të zësh jo vetëm kos, por edhe djathin. Arian Çani: Aq shpesh e fton Hervin Çulin në “Zonë e Lirë”, sa nuk e di nëse është emisioni i Çulit, që fton Çanin apo Çani që fton Çulin. Çani-Çuli, Çili-Çuli, Çili- Çani: Nuk kishte faj Kryeministri që propozoi gjuhën kineze si gjuhë të dytë për shqiptarët. Ezel: Ia ngatërroj gjithmonë emrin, e ka Lezeti apo Zeneli… "/Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›