E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humori vjen nga testosteroni

Burrat kane me shume humor, se sa grate per shkak te hormonit te tyre mashkullor, testosteroni. Kjo eshte teza e nje eksperti te gjenetikes, profesorit Sam Shuster ne universitetin spitalor te Norfolk dhe Norwic. Sipas tij, burrat jane te prirur te bejne me shume humor, dhe shakate e tyre kane tendencen te jene me agresive. Vezhgimi i tij u publikua nga gazeta mjekesore britanike, ku tregohen reagimet e gjinive te ndryshme ndaj humorit. Femrat kishin tendencen te benin komente lavderuese, ndersa meshkujt me se shumti talleshin. Me agresivet ishin meshkujt ne moshe te re. Studimet e meparshme sygjeronin se grate dhe burrat ndryshojne ne menyren se si e perdorin dhe vleresojne humorin. Grate priren te tregojne me pak barsaleta se sa burrat dhe komedianet meshkuj ia kalojne ne numer kolegeve te tyre femra. Kerkimet e profesor Shuster, tregojne se burrat e perdorin me shume humorin agresiv duke i kthyer te tjeret ne objektivin e shakase apo barsaletes se tyre. Agresivitetit eshte konsideruar gjithnje si nje trajte mashkullore per shkak te ekspozimit te testosteroneve ne miter. Profesor Shuster beson se humori zhvillohet nga agresiviteti, per shkak te hormoneve mashkullore. Ai ka kryer kerkime ne me shume se 400 individe, reagimet e te cileve i ka dokumentuar. Vezhgimi i tij tregoi se ndryshimi mes meshkujve dhe femrave persa i perket humorit ishte absolutisht i mrekullueshem. Me shume se gjysma e personave te vezhguar, i pergjigjeshin verbalisht shakave, pjesa me e madhe e tyre ishte meshkuj. Ndersa shume pak femra pergjigjeshin me komente komike apo thumbuese, sic benin meshkujt. Madje 75 % e ketyre te fundit, tentonin komedine, pjesa me e madhe duke bertitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›