Pas brohoritjeve, fshihet frika
Kufij te lire, dhe nje Europe e lire. Nje ide qe nese dikush do ta thoshte 20 vjet me pare, te gjithe mund te qeshnin me te. E megjithate, edhe copezat e fundit te Perdes se Hekurt tashme u rrezuan, duke mundesuar keshtu levizjen e lire per rreth 400 milion europiane. Bashkimi Europian rrezoi kufijte me 9 vende te lindjes, per te krijuar keshtu nje zone te levizjes se lire per 24 vende anetare, qe nga Spanja e deri ne Estoni. Ishte thuajse si nje dhurate e parakohshme per festat e fundvitit per keto vende, qe dje iu bashkuan zones Shengen. Pervec heqjes se pikave kufitare, shtetasit e 9 vendeve nenshkruese, qe nga muaji mars i vitit te ardhshem do te udhetojne lirisht, pa iu nenshtruar kontrollit te pasaportave edhe ne rruge ajrore. Megjithate, pas brohoritjeve, dhe gezimit te 9 nenshkruesve te rinj, fshihet frika e anetareve me te vjetra te BE-se. Pasi jo te gjithe jane te bindur, se heqja e kufijve me Europen Lindore ishte gjeja e duhur per te bere. Sondazhet ne Gjermani dhe Austri tregojne se eshte i madh numri i njerezve te cilet jane te shqetesuar se zgjerimi i zones Shengen mund te shkaktoje nje vale krimi qe vjen nga vendet e lindjes. Sipas njerit prej sondazheve nga mediat vendase, rreth 59 % e gjermano-lindoreve e shohin kete si nje zhvillim negativ. Mediat lokale raportojne nje rritje masive ne shitjen e alarmeve te shtepive, ndersa banoret kane nisur te forcojne sigurine ne shtepite e tyre. Shembulli me i mire i kesaj frike, eshte nje qyteze e vogel gjermane ne kufi me Republiken Ceke. Banoret kane vendosur tela rrethues, neper dritare, dhe sapo kane krijuar nje shoqate per sigurine e kufirit. Po keshtu ne Austri, nje sondazh i televizionit publik ORF tregon se rreth 75 % e popullsise jane kunder hapjes se kufijve. Nje qytet i vogel austriak Deutschkreutz i cili shtrihet pak km larg kufirit me ungarine, ka vendosur te punesoje nje firme private sigurie, qe do te patrulloje rruget, ne menyre qe banoret te jene me te sigurt. Per zgjerimin e zones Shengen u deshen disa vite pergatitje, dhe Bashkimi Europian ka vleresuar se rreth 1 miliard euro jane shpenzuar per te permirsuar sigurine ne zonen pa kufij. Por zyrtaret e disa prej vendeve te vjetra te Shengenit, shprehen se hapja e kufijve mund te jete nje ftese per kriminelet. Nga Varshava, kreu i agjensise europiane per mbikqyrjen e kufijve Frontex, Ilkka Laitinen, paralajmeroi se emigracioni ilegal mund te jete cmimi qe Europa do te paguaje per zgjerimin e Shengenit.