Universitet me ne veri te Botes
350 studente sfidojne te ftohtin dhe erresiren e dimrit
Eshte padyshim universiteti me i ftohte ne bote. Dhe nuk ka si te jete ndryshe, duke pare vendodhjen e tij, dy hapa larg Polit te Veriut. Unis, nje universitet prestigjoz qe qeveria norvegjeze kerkon ta transformoje ne sistem informatik per kerkime. Ai ndodhet ne ishujt Svalbard, dhe studentet mesojne ne baze te nje platfrome ne zemer te Arktikut. Leksionet kane karakter nderkombetar, pasi studentet e ketij universiteti vijne nga cdo cep i botes. Universiteti ndodhet ne Longyear, qyteze me 1500 banore, ne zemer te arqipelagut. Aktualisht ai frekuentohet nga 350 studente te guxishmem me kombesi te ndryshme. Pervec rreth polar arktik, atje studiohen dhe vehzgohen ne vecanti efektet e ngorhjes globale ne atmosfere. I ngritur qe ne vitin 1993, universiteti qe prej nje viti ka tashme nje ndertese moderne, te paisur mire, per ti bere balle kushteve atmosferike. Universiteti ofron diploma ne biologji, gjeologji, gjeofizike dhe teknologji arktike. Por me te vecanta jane kurset e mbijeteses. Dy here ne vit, studentet duhet te sfidojne veshtiresite klimaterike dhe te perballojne provat ne terren. Universiteti eshte gratis, dhe dimri atje zgjat 4 muaj. Por per te dale te gjalle nga kjo sprove, duhet te rezistosh ne erresire te plote (ne dimer atje dielli nuk lind thuajse kurre) dhe temperaturat qe shkojne deri ne -50 grade celcius.