Hungarezët protestuan kundër BE-së

Me mijëra persona u grumbulluan deri në orët e para të mëngjesit në Budapest, në një protestë paqësore që kërkonte daljen e Hungarisë nga Bashkimi Evropian.
Gjatë manifestimit, të udhëhequr nga partia “Jobbik” e ekstremit të djathtë, dy deputetë i vunë flakën flamurit evropian përpara selisë së përfaqësisë së BE-së.
”Këtë javë, Bashkimi Evropian i deklaroi luftë Hungarisë dhe ne tani vetëm po u përgjigjemi atyre”, deklaroi një deputet, duke iu referuar deklaratës paralajmëruese të Brukselit, se pa reforma mund të bllokohen fondet financiare të zhvillimit për Hungarionë.
Hungaria është vendosur vazhdimisht së fundmi në qendër të vëmendjes, për shkak të politikave gjerësisht të kritikuara të Kryeministrit Viktor Orban.
Midis ligjeve më të diskutuara, përfshihen ai për censurën e medies dhe Bankën Qendrore, që janë kthyer mbrapsht me këmbënguljen e Unionit.