E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina kritikon sanksionet e SHBA-së kundër një firme kineze

Qeveria kineze kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për sanksionet e vendosur ndaj një firme kineze, që i shiti naftë të përpunuar Iranit.

Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se vendosja e sanksioneve të njëanshme, bazuar në ligjet amerikane, ishte “e paarsyeshme”.

”Imponimi i sanksioneve ndaj një firme kineze, bazuar mbi ligjet e brendshme dhe jo ato ndërkombëtare, është tërësisht e paarsyeshme dhe nuk i përputhet rezolutave të miratuara nga Këshilli i Sigurimit dhe OKB-ja për çështjen e Iranit. Përdorimi i ligjeve të brendshme në arenën ndërkombëtare është një precedent shumë i rrezikshëm diplomatik”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Liu Weimin.

SHBA-ja deklaroi javën e kaluar se kompania “Zhuhai Zhenrong” ishte një prej tri firmave ndërkombëtare që do të ndëshkohej, për shkak të kryerjes së shkëmbimeve tregtare me Iranin.

Më parë gjatë dhjetorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan një sërë masash shtrënguese ndaj Iranit, midis të cilave ishte edhe ndalimi i operimit në SHBA dhe ngrirja e aseteve në vend, për të gjitha firmat që kryenin transaksione me vendin e madh aziatik.

Një masë e tillë u ndoq edhe prej Bashkimit Evropian. Reagimi i ashpër kinez vjen në prag të një vizite të rëndësishme të kryeministrit Wen Jiabao, në vendet e mëdha prodhuese të NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›