O’Kalagan, rekord i ri botëror

Dita e trembëdhjetë e Kampionatit Botëror të Sporteve Ujore në Fukuoka, për më tepër dita e katërt e notit, ka sjellë të tjera emocione. Një rekord të ri botëror, por për më tepër dy medalje të arta të Kinës, që shkon në 19 të titlla.
Në 800 metra stil i lirë për meshkuj surpriza vjen nga Tunizia, atje ku Ahmed Hafnaoui jo vetëm doli fitues me kohën 7’37”00, por la nga pas australianin Short dhe amerikanin Fink.
Rekordi i ri botëror vjen në 200 metra stil i lirë për femra, teksa O’Kalagan e Australisë jep kohën e re 1’52”65. Pas saj Titmus e Australisë dhe Mekintosh e Kanadasë.
200 metra delfin për meshkuj është për francezin Marshand, që e ndal kronometrin në kohën 1’52”43. Pas tij polaku Shmielevski dhe japonezi Honda.
Fundi i ditës së katërt të notit ishte për Kinën me të artën e Çin në 50 metra bretkosë, i cili fiksoi kohën 26”29 duke lënë nga pas amerikanin Fink dhe kinezin Sun, si dhe për skuadrën që fitoi stafetën e miksuar 4×100 metra. Pas Kinës, që kishte kohën 3’38”57, ishte Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kampionati Botëror i Sporteve Ujore përfundon më 30 korrik.