E Martë, 3 Nëntor 2026

Holandë – Spanjë, finalja e madhe

Holandë – Spanjë finalja e Kampionatit Botëror të Vaterpolos për femra, që do të zhvillohet më 28 korrik. Ky është verdikti i gjysmëfinaleve, të cilat janë zhvilluar në Fukuoka dhe që kanë ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Holanda ka fituar me vështirësi me Italinë 9-8. Perioda e parë ishte 4-2 për Holandën. Reagon Italia, e cila duke fituar periodën e dytë 3-2 ka ngushtuar në 5-6. 2-2 e treta dhe në total 6-7. 1-1 e fundit që i jep fitoren Holandës, e cila kalon në finale.

Shumë e luftuar gjysmëfinalja e dytë mes Australisë dhe Spanjës fituar nga iberiket 12-10. 5-2 perioda e parë për Spanjën. 4-3 e dyta për Australinë, por në pushim Spanja ka kryesuar 8-6. 2-2 e treta dhe e katërta dhe në përfundim 12-10 për Spanjën.

Së bashku me finalen e madhe do të luhet dhe ajo për vendet 3-4, Itali – Australi, kurse e enjtja është për gjysmëfinalet e meshkujve, të cilët finalen për medaljen e artë e kanë të premten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›