E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nata e kampionëve nis nga shesi “Skënderbej”

Nata e kampionëve në boksin profesionist, e cila do të zhvillohet të enjten në mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza” dhe do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, tashmë ka mbërthyer të gjithë Tiranën. Pikërisht në sheshin “Skënderbej” nën ritmin e muzikës, apo të kureshtjes së turistëve e për më tepër dhe një çifti të martuarish, është bërë dhe peshimi i boksierëve. Për zëvendëspresidentin e Unionit të Boksit Shqiptar, Orial Kolaj, kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë

“Ëndrrat që nuk munda t’i bëja unë realitet po i bëjmë sot për këto çuna. Po sjellim çunat tonë që janë të përhapur nëpër botë. Po i sjellim këtu në vendin e tyre që të mbrojnë tre tituj të paparë ndonjëherë”, thotë për RTSH Sport, Orial Kolaj

Hadribeaj, Bakaj dhe Qamili në ndeshje të rëndësishme për titullin WBC International. Por a mund të kishte më tepër boksierë shqiptarë në këtë veprimtari?

“Këtu janë të gjithë çunat që janë jashtë sistemit tonë dhe jashtë Shqipërisë. Janë rritur të gjithë nëpër Federata të ndryshme si puna ime. Njëri në Itali e tjetri në Gjermani, por vijnë sot të mbrojnë titujt në shtëpinë e tyre”, shpjegon Kolaj

E më tej, Kolaj tregon dhe bashkëpunimin me Unionin e Boksit Shqiptar

“Kemi krijuar Unionin e Boksit Shqiptar. Jemi të njohur nga WBC dhe nga i gjithë komuniteti botëror dhe jemi vetëm për të sjellë sportistët tonë në vendin e tyre”, nënvizon Kolaj.

Hadribeaj apo Nsas? Por ajo që dihet është se do të jetë një mbrëmje e madhe e boksit profesionist në kryeqytet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›