E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i Albpetrolit, Bozdo: Po vlerësohet kërkesa për shtyrje

Vetëm pak ditë para mbylljes së afatit zyrtar për aplikim në privatizimin e Albpetrol kompanitë e interesuara kërkojnë të shtyhet . Zv.ministri Enno Bozdo deklaroi se një kërkesë e tillë ka ardhur pasi gushti përcaktohet si një muaj pushimesh dhe kompanitë e mëdha nuk marrin vendime. Sipas zv.ministrit të METE-s një kërkesë e tillë po vlerësohet.
 

Sipas Bozdos deri në këto momente kanë aplikuar rreth 14 kompani. Zv.ministri përsëriti edhe njëherë se është e sigurt transparenca e këtij processi.
 

Albpetrol është kompania e fundit strategjike që ka mbetur në pronësi të publikut. Ndryshe nga privatizimet e e kompanive të tjera, për Albpetrol qeveria ka vendosur të shesë 100 përqind të aksioneve. Aktualisht Albpetrol zotëron 1264 puse aktive, që prodhojnë një sasi nafte prej rreth 135 mijë tonë në vit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›