Ruli dhe Mediu ne Mal te Zi per parandalimin e permbytjeve
Parandalimi i përmbytjeve dhe përmirësimi i infrastrukturës ujore në zonën përreth liqenit të Shkodrës ka qenë qëllimi kryesor i takimit ndërministror që u zhvillua në Budva të Malit të Zi, më 19 mars. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli dhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu zhvilluan takime me Ministrin e Bujqësisë te Malit të Zi, Tarzan Milosevic. Në këto takime, ka pasur prezantime të studimeve që janë bërë së fundmi për situatën ujore në zonat e nën Shkodrës dhe Ulqinit. Në fjalën e tij, ministri Fatmir Mediu tha se të dy vendet po punojnë së bashku për të mos lejuar më katastrofa ujore.
“Ne do të ecim me të njëjtin ritëm dhe të njëjtin gjykim dhe për të ecur në mënyrë sa më profesionale dhe për të bërë investime që i rezistojnë kohës dhe japin zgjidhje problemit”- tha ministri Mediu, duke shtuar me tej se “Ne do të gjykojmë të gjitha marrëdhëniet që kemi në fushën e ujërave me njëri-tjetrin, për të parë zgjidhjet”.
Nga ana e tij, Ministri Ruli u shpreh se qeveria shqiptare dhe ministria e Bujqësisë kanë mbështetur teknikisht dhe financiarisht të gjitha studimet dhe ndërhyrjet që janë bërë në diga, argjinatura dhe pastrimin dhe thellimin e kanaleve të kullimit në zonën e Shkodrës dhe Lezhës.
Një ndër mesazhet kryesore që u përcoll në takimin ishte ai që të dy vendet të ecin bashkarisht në projektet, të cilat shmangin rreziqet nga vërshimet e ujërave.