Kurbin sherr per pronen me te vellain vret gabimisht vajzen
Dy vëllezër të familjes Cara në Zhej të Kurbinit janë përplasur me armë zjarri me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti të hershëm për pronën. Plumbat kanë prekur vajzën e vëllait më të madh të Carajve, Lula Cara 31 vjeçe, e cila ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa ka tentuar të shuajë konfliktin e babait të saj me xhaxhain.
Po ashtu nga plumbat ka mbetur i plagosur Mark Cara, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Sipas policisë përplasja me armë zjarri ka ndodhur midis Mark dhe Llesh Carës, të cilët prej kohësh kanë debatuar për një pronë, e cila ishte zgjidhru me vendim gjykate, por asnjëri nga vëllezërit nuk ishte i kënaqur me të.
Policia është vënë në kërkim të njërit prej vëllezerve, i cili dyshohet se është nxitësi kryesor i konfliktit dhe autori i vrasjes së vajzes së tij.
Dëshmitarët kanë treguar se Carajt janë konfliktuar edhe më parë, por sot ai degradoi në luftë me armë zjarri. Policia e Lezhës pritet të zbardhë të plotë ngjarjen, ku dhe do të japë detaje mbi shkaqet dhe përgjegjësinë e secilit prej vëllezërve Cara.