Durres gjendet nje i mbytur ne kenete

Një 40 vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal në zonën e ish-kenetës. Ngjarja është konstatuar në orët e para të mëngjesit, nga djali i 40 vjeçarit, i cili kishte dalë për të kërkuar të atin, i cili rezultonte i zhdukur që prej pasdites të së mërkurës.
Pas marrjes në dijeni të informacionit në vendngjarje ka mbërritur policia si dhe grupi hetimor, të cilët fillimisht kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanali të trupit të pajetë, i cili i përket shtetasit Shaban Cullhaj, banor i zonës së Arapajt, ndërsa nga ana e tyre kanë nisur hetimet mbi zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes si dhe rrethanave të ngjarjes.
Në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja është gjetur dhe makina tip benz me targa të Durrësit, në pronësi të 40 vjeçarit .
Nga ana e policisë po hetohet në disa pista, ndërsa parapakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje asksidentale.