Hungari, ndjekje penale për mohuesit e Holokaustit
Mohimi i Holokaustit do ndiqet penalisht në Hungari, dënimi parashikohet të shkojë deri në tre vjet heqje lirie.
Ligji i ri u votua mbrëmjen e djeshme nga parlamenti në sesionin e fundit para zgjedhjeve të 11 prillit, me 197 vota pro (socialistë, liberalë dhe të qendrës), ndërsa opozita konservatore "Fidesz" abstenoi.
"Fidesz", që është partia më e madhe opozitare që duket se është e favorizuar në zgjedhjet e ardhshme dhe sipas sondazheve ajo mund të drejtojë qeverinë e ardhshme, kishte propozuar një ndryshim në ligj për të sanksionuar edhe mohimin e krimeve të të gjitha regjimeve totalitare, përfshi nazizmin dhe komunizmin", por ky një propozim që u kundërshtua nga shumica.