Gruevski:As reformim të qeverisë e as zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi sërish se nuk do të ketë as reformim të qeverisë, por as edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
"Nuk kemi qëllim të shkojmë drejtë zgjedhjeve të parakohshme. Ne disa herë e kemi thënë këtë. Për mua me rëndësi është të përmbushim premtimet të cilat i kemi dhënë përmes programit tonë", deklaroi Gruevski.
Në një anketë të publikuar dje nga Instituti "Pavel Shatev", partia e kryeministrit sërish doli e para. Në bazë të anketës së institutit "Pavel Shatev" të zbatuar nga 15 deri më 20 shkurt në 1.106 të anketuar terreni në pyetjen nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare për kë do të votoni, 24,5 për qind u deklaruan për VMRO-DPME-në.
Për LSDM-në do të votonin 9,3 për qind e të anketuarve, BDI-ja 6,1 për qind, PDSH-ja 3,9 për qind, ndërsa DR-ja 1,5 për qind.