Krivokapiç: Serbia, atdheu i kriminalitetit
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç e ka cilësuar Serbinë si atdherun e kriminalitetit dhe krahun e oktapodit, i cili është shtrirë deri në Malin e Zi. Krivokapiç gjithashtu ka akuzuar Beogradin zyrtar se po përpiqet që problemin e karteleve të drogës ta mbartë në Malin e Zi.
Këto deklarata Krivokapiç i dha gjatë një interviste për radion malazeze duke theksuar se shpërndarësi i drogës Darko Sariç është shtetas i Serbisë, dhe tani kërkojnë që këtë problem "t'ia ngarkojnë Malit të Zi".
Duke përmendur si shembull deklaratën e ministres serbe të Drejtësisë, Snezana Maloviç, Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi ka thënë se akuzat nga Serbia për lidhjet e elitës politike malazeze me kriminalitetin janë "të papranueshme".