Afgani pranon fajësinë për komplot në SHBA
Një imigrant afganë i akuzuar se ka bërë komplot për të sulmuar me bomba qytetin e New Yorkut, ka pranuar fajin se kishte në plan të përdorte armë të shkatërrimit në masë.
Ai gjithashtu ka pranuar akuzën se po komplotonte për të vrarë në një vend të huaj si dhe furnizimin me materiale të një organizatë terroriste. Najibullah Zazi pranoi akuzat në një gjykatë të New Yorkut si pjesë e një marrëveshje të arritur me prokurorët.
Zazi u arrestua në Kolorado vitin e kaluar dhe u transferua në New York dhe ndaj tij u ngritën akuzat komplotin në fjalë. Pasi pranoi fajin, Zazi i tha gjykatës se në gusht të vitit 2008, ai dhe të tjerë planifikuan që të shkojnë në Afganistan për tu bashkuar me talebanët në luftën kundër ushtrisë amerikane dhe forcave aleate.
Por në të kundërt, ata u rekrutuan dhe u trajnuan nga Al-Qaida në Pakistan dhe ranë dakord që të ndërmarrin misione vetëvrasëse në SHBA.
Zazi tha se ai planifikoi të përdorte kemikalie për të ndërtuar bomba që ti shpërthente në metronë e qytetit Manhaten në shtator të vitit 2009. Por ai u frikësua se autoritetet po e hetonin dhe zhduku materialet.
Hetimi i Zazit gjithashtu përfshin akuza kundër dy shokëve të tij të gjimnazit, babait dhe xhaxhait të tij.
Gjatë një konference shtypi në Washington pas pranimit të fajit të të akuzuarit terrorist, Prokurori i Përgjithshëm amerikan Erik Holder tha: “Kjo përpjekje për të sulmuar në vendin tonë ishte reale. Po ndodhte dhe do të kishte qenë vdekjeprurëse".
Zazi përballet me burgim të përjetshëm kur të dënohet në muajin qershor. Avokati i tij dhe prokurorët së bashku i kërkuan gjykatës që të mbante të fshehta detajet e marrëveshjes që çoi në pranimin e fajësisë nga Zazi.