Hungari, policia ndërpret protestën, arrreston organizatorët

Policia hungareze ka ndërprerë protestën e mbajtur gjatë ditës së premte jashtë godinës së parlamentit hungarez, duke arrestuar ish-kryeministrin, Ferenc Gyurcsany si dhe ligjvënës të tjerë.
Gyurcsany u ndalua , pasi ai u bashkua me deputetët e majtë parlamentarë nga Partia e Gjelbër duke qëndruar jashtë për të ndaluar ligjvënësit e tjerë të hyjnë në parlament.
Policia gjithashtu me forcë ka larguar ligjvënësit e PLL-së. Ndërkohë pas disa orë arresti forcat blu kanë liruar Gyurcsany.
Parlamenti, i dominuar nga partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Viktor Orban, pritej që sot të miratonte një legjislacion që opozita deklaron se dëmton demokracinë.