Autizmi dritat blu dhe ne Tirane
Në ditën ndërkombëtare të autizimit edhe në Tiranë, në Qendrën Rajonale të Autizimit, ashtu si dhe në gjithë botën u ndezën dritat blu në shenjë ndërgjegjësimi dhe solidariteti, nismë e shpallur nga qendra amerikane “Autism Speaks”.
Kapërcimi i kësaj krize theksoi zonja Berisha, presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë kërkon ndërgjegjësimin e të gjithëve se ajo mund të trajtohet, veçanërisht kur kapet herët. Kështu u shprehen dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë, Volfarth, Sekui e Xhons.
“Në fakt këto ditë kemi mësuar shumë për autizmin. Po zhvillohet një fushatë e jashtëzakonshme për të rritur ndërgjegjësimin. Ajo çfarë kemi mësuar është se autizmi ka nevojë për ndergjegjësim, autzimi ka nevojë të konstatohet herët në radhë të parë e të trajtohet”, vlerësoi Volfarth.
Nga ana e tij, Sekui u shpreh se “autizimi ka nevojë ëpr solidaritet, solidariteti është një nga shtyllat e ngritjes së Evropës. Eshtë i nevojshëm pikërisht ky solidaritet mbi këtë çështje për të kuptuar që autizimi është një çështje shumë e rëndësishme për t’u mbështetur”.
Si mjek kryeministri shqiptar, Sali Berisha ruan bindjen e tij se autizimi, i cili që prej vitit 2002 po merr përmasat e një epidemie është plotësisht i shërueshëm dhe rolin kryesor e kane prindërit, por shoqëria dhe shteti duhet të japin solidaritetin dhe ndihmën e gjithanshme.
Kryeministri tha se shumë shpejt qeveria do të plotësojë kuadrin e duhur ligjor për t’i dhënë përgjigje autizimit.
Ndërkohë që nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha e cilësoi sindromën e autizmit si një sfidë të madhe për njerëzimin. Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje faktin se në vend shfaqet një rritje e numrit të të prekurve nga kjo sindrome gjatë nga viti 2011-2012.
“Autizmi është një çrregullim që ka si mjek prindërit. Duhet të kihet parasysh se zbulimi i hershëm i tij ndihmon kurimin, pra autizmi, mund të trajtohet me sukses”, vlerësoi Berisha gjatë fjalës së tij.