Hungaria: Shqipëria të marrë statusin kandidat për në BE

Shqipërisë duhet t`i jepet statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian deri në fund të vitit. Kështu është shprehur Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban në memorandumin drejtuar liderëve të vendeve tjera të Bashkimit Evropian.
Duke iu referuar ngërçit politik në vend, Orban ka theksuar se debatet politike në Shqipëri nuk e kanë rrezikuar funksionimin e demokracisë në vend prandaj asaj duhet t`i jepet mundësia që brenda këtij vitit të marrë statusin e vendin kandidat për në BE.
Gjithashtu në fjalën e tij kryeminstri Orban i është referuar edhe procesit të integrimit dhe liberalizimit të vizave për Kosovën duke shtuar se nuk mund të mbeten vrima të zeza në hartën e Evropës dhe për këtë është e nevojshme të forcohet perspektivs evropiane e saj.
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është posaçërisht e vështirë për arsyen se jo të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën. Por, ne mund të bëjmë progres në fushën, siç është adoptimi i një udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ne besojmë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të sjellë rezultate konkrete për qytetarët në një afat të shkurtër, por edhe të ndihmojë në realizimin e qëllimit të bashkëpunimit afatgjata. Suksesi i këtij procesi bart më vete edhe rëndësinë për stabilitetin afatgjatë në tërë rajonin”, ka theksuar Orban