Hungaria arrestoi nazistin më të kërkuar në botë

Prokurorët në Hungari kanë dhënë urdhrin për arrestimin dhe kanë ngritur padi nën akuzat për krime të luftës kundër Laslo Ch. 97 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në deportimin e hebrenjve në Auschwitz, në vitin 1944.
Laslo Ch., të cilin qendra Simon Viesenthal e ka identifikuar si Laslo Chatari, ka qenë policë në qytetin sllovak Koshice, qytet ky i cili gjatë kohës së deportimit të hebrenjve në Auschwitz ka qenë nën administrimin e Hungarisë.
Chatari akuzohet për deportimin e rreth 15 mijë hebrenjve. Ai për vite të tëra është fshehur në Kanada, ndërsa gjatë 15 viteve të fundit në Hungari.
Gazeta britanike, “The Sun”, të dielën njoftoi se nazisti më i kërkuar në botë është gjetur në Budapest.