E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezët kompletuan ndërtimin e “Qytetit e Fantazmave” në Angolë

Kompania shtetërore kineze, "China International Trust and Investment Corporation", ka ndërtuar në Angolë një qytet të madh me 850 rrokaqiej, 12 shkolla dhe me mbi 100 dyqane.

Në të do të mund të jetonin 500 mijë banorë, por numri aktual i banorëve është zero!

Qyteti quhet Sidade de Kilamba dhe gjendet rreth 29 kilometra larg Luandës, kryeqytetit të Angolës.

Është ndërtuar sipas të njëjtit parim, sikur edhe qytetet e ngjashme fantazma në Kinë.

Ndërtimi ka filluar kur nisi bumi i ndërtimtarisë në gjithë botën dhe ka përfunduar në mes të krizës ekonomike, prandaj edhe çmimi prej 80 mijë dollarë për banesë është i papërballueshëm për pjesën më të madhe të familjeve të varfra në Angolë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›