E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Rompuy nuk di si shqiptohet emri i Presidentes Jahjaga

Presidenti i Këshillit të BE’së, Herman von Rompuy, nuk di si shqiptohet emri i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës.

Përkundër kësaj, në vend se për këtë të interesohej sot në mëngjes, atij i është kujtuar se nuk di ta shqiptoi emrin e Presidentes kosovare tek në momentet e fundit - ku ai, së bashku me Presidenten Jahjaga, kanë dalë në konferencë për media në Bruksel.

Në videon e publikuar nga faqja zyrtare e Rompuy, dëgjohet teksa Presidenti i Këshillit të BE’së i pëshpërit në vesh Presidentes së Kosovës.

Ja transkripti i këtij skandali.

Rompuy: Si shqiptohet emri juaj?

Jahjaga: Atifete..

Rompuy: Jo jo, mbiemri juaj...

Jahjaga: Jahjaga.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›