Hungaria goditet nga tërmeti më i fuqishëm nga viti 1985

Një tërmet me fuqi 4.8 shkallë të Rihterit ka goditur Hungarinë. Këto janë lëvizjet më të forta të tokës që janë regjistruar në këtë vend që nga viti 1985.
Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave Kombëtare nuk raporton për viktima apo të lënduar në njerëz, përveç dëmeve të vogla materiale.
Zyra e bashkisë së Budapestit ka deklaruar se do të kontrollojë urat dhe kalimet nëntokësore për shkaqe të sigurisë.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në qytetin Oroszlani, 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit hungarez.