E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salehi zgjidhet ministër i jashtëm i Iranit

Parlamenti i Iranit ka zgjedhur zyrtarisht shefin e agjencisë bërthamore, Ali Akbar Salehi, në postin e ministrit të jashtëm.

Pro kandidaturës së tij kanë votuar 146 deputetë nga 241 gjithsej që ka Parlamenti iranian.

Duke folur para votimit, Salehi u tha ligjvënësve se mosmarrëveshja me bashkësinë ndërkombëtare rreth programit bërthamor të Teheranit, është “njëra nga pikat më të rëndësishme të politikës së jashtme”.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka përfshirë Salehin në Parlamenti, duke thënë se Irani ka nevojë “për një politikë të jashtme, e cila është transparente, aktive, e fuqishme dhe me ndikim”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›