Hungaria, mbeshtetje per vizat e integrimin ne BE
Rozeta Rapushi
Hungaria vlereson perpjekjet e medha te bera nga Shqiperia, ne kuader te liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian si dhe procesin e integrimit te vendit. Ministri i Jashtem hungarez, Peter Balazs gjate takimit me numrin dy te qeverise, njekohesisht Ministrin e Jashtem, Ilir Meta hapat e bera nga vendi yne ne keto drejtime. "Ketu behet fjale ne radhe te pare per permbushjen e kushteve perkatese per procesin e liberalizimit te vizave. Dhe ne kete drejtim do te thosha qe Shqiperia po ecen mire. Ajo ka bere perpjekje te medha. Ka arritje dhe ne besojme qe do te vazhdoje ne kete drejtim. Por, pervec kesaj, ne duhet te marrim edhe pelqimin, konsensusin e 27 vende anetare te BE-se",-tha Balazs. Ai theksoi se Hungaria ka mbeshtetur anetaresimin e plote te Shqiperise ne NATO dhe po ndjek me te njejtat ndjenja simpatie dhe mbeshtetjeje, edhe perpjekjet e Shqiperise per integrimin evropian. "Natyrisht, ka gjera te rendesishme per t'u bere me qellim qe te arrijme ne drejtim te integrimit ne tregun e vetem evropian, ne zonen "Shengen", ne Eurozone, por ne jemi te gatshem qe te ndihmojme ne realizimin me sukses te gjithe ketyre hapave", vijoi Balazs. Sipas tij ka dy fusha te rendesishme per Shqiperine edhe perpara fazes se aderimit dhe hyrjes se Shqiperise ne BE. E para, eshte zgjerimi i rrjeteve ekzistuese energjetike, te transportit, te infrastruktures ne rajonin e Ballkanit dhe fusha apo drejtimi i dyte i rendesishem eshte, akordimi i regjimit pa viza. Dhe ne kete drejtim, Hungaria eshte gjithashtu e gatshme qe te ndihmoje natyrisht duke u permbushur kushtet perkatese. Nderkohe qe kreu i diplomacise shqiptare, Ilir Meta theksoi bindshmerine e tij se vizat do te liberalizohen brenda ketij viti. "Qellimi yne eshte sa me shpejt te liberalizohen vizat per Shqiperine. Dhe njekohesisht, presim cdo vendim pozitiv padyshim edhe per Bosnje Hercegovinen",-tha Meta. Ministri vleresoi mbeshtetja qe Hungaria ka dhene dhe jep per integrimin evropian, eshte konkrete dhe me ekspertize e eksperte per ceshtjen e liberalizimit te vizave si dhe deshiren e vullnetin per te na mbeshtetur ne te ardhmen per te gjithe procesin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Ai permendi se 88 vite me pare, ne mars te vitit 1922, u vendosen marredheniet diplomatike midis dy vendeve cka perkon dhe me pervjetorin e tyre. "Marredheniet politike midis dy vendeve tona jane te shkelqyera, ato kane ne baze nje tradite te cmuar dhe nje histori te pasur",-tha Meta, duke permendur se eshte nje fakt interesant qe e vetmja mbretereshe qe ka pasur Shqiperia, eshte hungareze.