Topi dhe Topalli, garanci hungareze per ne BE
Sigurine se Hungaria do te mbeshtese Shqiperine, ne proceset integruese dhe vijueshmerine e reformave, ministri i Jashtem i Hungarise, Peter Balazs ia dha dje edhe Presidentit Bamir Topi si dhe kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Kreu i diplomacise hungareze, u shpreh gjate takimit me kreun e shtetit, se vendi i tij do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine ne te gjitha proceset integruese, si dhe do te ndaje pervojen pozitive per kryerjen me sukses te reformave ne kete drejtim dhe arritjen e standardeve. Nderkohe qe Presidenti Topi, vleresoi si shume te mire, nivelin e bashkepunimit politik mes dy vendeve. "Ekzistojne hapesira per ta thelluar akoma me tej kete bashkepunim ne te gjitha fushat, sidomos per sa u perket shkembimeve dhe marredhenieve tregtare dhe ekonomike dhe ato ne fushen e turizmit", u shpreh Topi.
Kreu i shtetit vleresoi qendrimet e qarta te Hungarise, ne mbeshtetje te aspiratave te Shqiperise per integrimin ne NATO dhe me pas ne Bashkimin Evropian, sidomos ne kete etape te rendesishme te ketij procesi dhe ne prag te liberalizimit te regjimit te vizave. "Hungaria eshte nje vend partner ne Aleancen e Atlantikut te Veriut dhe nje vend mik, duke dhene nje ndihmese shume te rendesishme per Shqiperine", theksoi Presidenti Topi.
Ministri Peter Balazs dhe Presidenti Topi, cmuan rolin pozitiv dhe konstruktiv te Shqiperise dhe faktorit shqiptar ne rajon per qendrueshmerine dhe bashkepunimin politik duke theksuar se te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, duhet te bejne pjese sa me shpejt ne gjirin e familjes se madhe evropiane.