E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria ndryshon ligjin për median

BUDAPEST - Qeveria hungareze i ka dorëzuar parlamentit amendamentet për ligjin e diskutueshëm për mediat, të cilin Bashkimi Evropian e ka kritikuar rëndë, sepse pengon lirinë e gazetarëve. Vendimi u bë i ditur në faqen e internetit të parlamentit hungarez.

Teksti, i nënshkruar nga ministri hungarez i Drejtësisë dhe Administratës, Tibor Navraçiç, sipas ndryshimeve në ligj, siguron mbrojtjen e burimeve të gazetarëve dhe zvogëlon kontrollin mbi mediat e shtypura.

Në bazë të ligjit të diskutueshëm, i cili hyri në fuqi më 1 janar të 2011-ës, u formua Këshilli për Media, puna e të cilit ishte kontrollimi i të gjitha mediave hungareze.

Për shkak të këtij ligji, dhe kufizimeve të tjera, Hungaria, në indeksin e këtij viti të Freedom House, ka rënë nga shteti me liri të plotë, në atë me liri të pjesshme të shtypit.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›