E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet fotografi që ndryshoi botën

BERLIN- Horst Faas, një fotograf fitues i çmimeve të shumta ndërkombëtare për fotografitë e tij në zona luftimi, ndërroi jetë ditën e mërkurë në moshën 79-vjeçare.

Një shtetas gjerman, Faas iu bashkua “Associated Press” në vitin 1956 dhe falë kurajos së tij të jashtëzakonshme, mbërriti në zona që askush më parë nuk kishte guxuar të shkonte, në luftë, revolucione dhe Lojërat Olimpike.

Mbi të gjitha, ai mbahet mend për mbulimin e luftës së Vietnamit, me imazhe që ndihmuan për të ndërgjegjësuar botën ndaj mizorive që po ndodhnin në vendin aziatik e duke kontribuar direkt në rivendosjen e paqes.

Pikërisht për konfliktin e Vietnamit, ai fitoi edhe të parin midis dy çmimeve të tij prestigjiozë “Pulitzer”.

Si shefi i operacioneve të “Associated Press” në Sajgon për një dekadë, duke nisur nga viti 1962, Faas ndihmoi edhe për rektrutimin e trajnimin të një grupi të ri e të talentuar reporterësh dhe fotografësh të rinj.
(m.a/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›