E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti, nesër dita e madhe Mançini në “alarm”

ANGLI- Deri në frymëmarrjen e fundit. Derbi i Mançesterit për titullin kampion vazhdon deri në fund. Siti e Junajtid janë në kuotë të barabartë pikësh, por nesër vetëm njëri prej këtyre dy ekipeve do të shpallet kampion.

E favorizuar duket skuadra e Roberto Mançinit, së cilës i mjafton një fitore në ndeshjen ndaj QPR-së në shtëpi për të fituar titullin e parë pas 44 vitesh. Por, Roberto Mançini nuk u zë shumë besë javëve të fundit, kështu që para ndeshjes ka kërkuar nga skuadra e tij që të mos e ulë absolutisht ritmin. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, më e vështirë se ajo ndaj Njukasëllit”, tha italiani. 

“Parashikimet janë në krah të tyre, pasi Siti është në formë shumë të mirë, por jemi njerëz dhe nuk na zihet besë”, tha Ferguson. Përballë do të jetë trajner Mark Hjuxhs, të cilit Mançini i zuri vendin një vit e gjysmë më parë. “Nuk e njoh edhe aq mirë, por kjo nuk do të jetë një ndeshje Mançini kundër Hjuxhs apo Hjuxhs kundër Mançinit, - shpjegoi italiani. – Do të luajë Siti kundër QPR-së, një skuadër që lufton për titull dhe tjetra për të mos rënë nga kategoria. Them se QPR nuk e meriton këtë renditje që ka, pasi është një skuadër shumë e mirë. Do të jetë e vështirë, pasi ata do të bëjnë gjithçka për të mos rënë”, shtoi Mançini.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›