Hungaria në alarm, portieri Babosh dëmtohet dhe mungon me Shqipërinë
Kur mungojnë pesë ditë nga sfida me Shqipërinë, hungarezët janë vënë në alarm. Shkak është bërë dëmtimi i portierit titullar Gabor Babosh, i cili nuk do të jetë në fushë kundër kuqezinjve. Prej kohësh, "gardiani" i NEC në kampionatin holandez është ankuar për disa dhimbje në shpinë dhe kjo bëri që ai të vizitohej në spital, për të parë se për çfarë bëhej fjalë. Diagnoza nuk ishte aspak e pëlqyeshme, pasi ajo konfirmoi një tërheqje muskulore. Kjo bën që portieri hungarez të mos jetë në gjendje të luajë në ndeshjen eliminatore të 11 tetorit kundër Shqipërisë. Babosh, i cili numëron 20 prezenca në përfaqësuesen e vendit të tij, ka qenë zgjedhja e parë e teknikut Ervin Kuman, që prej momentit kur holandezi mori drejtimin e skuadrës. Sipas mediave hungareze, prezenca e tij është në dyshim edhe për sfidën e 15 tetorit në fushën e Maltës. Kjo mungesë ka shkaktuar jo pak dhimbje koke për trajnerin e kundërshtarëve tanë: alternativat që ai ka në dispozicion janë cilësore, megjithatë ata nuk aktivizohen në skuadrat ku luajnë. I pari është Marton Fulop, i cili militon te Stok Siti në formë huazimi nga Sandërlendi. Edhe pse në një skuadër modeste, gjatë këtij sezoni, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe forma nuk është ndër më të mirat. Pas tij (si portier i tretë) është Adam Bogdan, i cili stërvitet me Bolton në Premiership: edhe pse stafi teknik i skuadrës ka përshtypje shumë të mira, 21-vjeçarit ende nuk i është lënë hapësira për të debutuar. Ndërsa alternativa e fundit quhet Laszhlo Koteles (i grumbulluar për shkak se Babosh ishte në dyshim që prej fillimit), që luan me klubin hungarez, Diosgiori VTK.
Ndërkohë, dje kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e parë në tokën hungareze. Nën drejtimin e Ari Han dhe zv/trajnerit të ri kuqezi, Vim Surbier, në orën 18:00, futbollistët kanë zhvilluar një seancë relaksuese, me vrapime dhe ushtrime atletike. Me grupin nuk është stërvitur vetëm fantazisti Ervin Skela, i cili vazhdon të jetë me grip. Ashtu si ishte paralajmëruar në "raport" mungonin vetëm Admir Teli dhe Jahmir Hyka, të angazhuar me klubet respektive. Të dy këta lojtarë do të bashkohen sot me skuadrën.