Hungaria ofron shumëllojshmëri brusash studimi për studnetët shqiptarë
Anilejda Shëmbitraku
Ambasada Hungareze në Tiranë ka njoftuar se qeveria e Republikës së Hungarisë ka shpallur programin e bursave për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, pasuniversitare, në fushën e kërkimit, si dhe në kurse vere pranë
Universiteteve Publike të Hungarisë, për vitin shkollor 2011-2012, sipas kategorive të ndara si më poshtë.
A– Studime të pjesshme në nivelin Bachelor dhe Master (3-10 muaj)
Për këto bursa mund të aplikojnë studentë të nivelit parë (Bachelor) ose studentë të nivelit të dytë (Master) për programe të ndryshme studimi. Për bursat A preferohen studentë të fushave: gjuhë dhe të letërsi hungareze, mjekësi e përgjithshme, stomatologji, farmakologji, veterinari, arkitekturë dhe drejtësi. Kërkohet që kandidatët e interesuar të kenë përfunduar të paktën 2 semestra në institucionet e arsimit të lartë të vendit të tyre.
Mosha e pranimit është deri 30 vjeç.
B– Studime pasuniversitare (3-21 ditë ose 1-10 muaj)
Të gjithë të interesuarit për këtë kategori bursash duhet të jenë të pajisur me një diplomë të nivelit Master. Gjithashtu, aplikantë që vazhdojnë studimet, rekomandohen në programin
e Doktoraturës, por që dëshirojnë të kryejnë kërkime për tezën e studimit në PhD. Studentët që përfshihen në këtë nivel studimi, nuk përfitojnë kredite. Mosha e pranimit është deri në 40 vjeç.
C/1 - Studime në Doktorature (PHD,) program i plotë (36 muaj)
Për këtë lloj programi mund të aplikojnë vetëm studentë që zotërojnë gjuhën hungareze. Bursa jepet me kusht për ata kandidatë që i nënshtrohen provimit para pranimit në universitet për programin PhD. Mosha e pranimit është deri në 35 vjeç.
C/2 - Studime në Doktorature (PHD), program i pjesshëm 1-12 muaj
Për këto bursa mund të aplikojnë vetëm ata studentë që janë të regjistruar për programin e doktoraturës në universitete të akredituara të vendit të tyre, ose në një vend tjetër të huaj,
por jo në Hungari. Aplikantët nuk duhet të jenë më shumë se 35 vjeç.
D- Studime në postdoktoraturë dhe në fushën e kërkimit (1-10 muaj)
Aplikantët duhet të kenë titullin Doktor ose një gradë të barazvlefshme. Mosha e rekomanduar është deri më 45 vjeç.
E- Vizita Kërkimore (3-21 ditë, ose 1-10 muaj)
Aplikantët duhet te jenë asistentë profesorë, profesorë ose kërkues të nivelit të lartë dhe të kenë minimalisht titullin “Doktor i Shkencave”.
F- Kurse Vere (1-4 javë)
Lista e kurseve që mbulohen me bursë gjendet në faqen ëëë.scholarship.hu Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për këto bursa është data 15 Prill 2011. Për një informacion më të hollësishëm për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit referojuni adresës ëëë.scholarship.hu
Rregullorja
MASH më 15 shkurt, miraton formularët e Maturës Shtetërore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më datë 15 shkurt miraton formularin A1 dhe A1Z. Formulari A1Z përmban të dhënat e maturantëve/ kandidatëve dhe të shtetasve shqiptarë që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2010 brenda dhe jashtë vendit. Tabelën e indeksit të profilit/degëve të shkollave të mesme. Koeficientet e lëndëve me zgjedhje të propozuara nga IALP-të. Udhëzuesin e plotësimit të formularit A1, A1Z. AVA deri më 19 shkurt, dërgon në KMSH-të e DAR/ZA-ve: formularët A1, A1Z, udhëzuesin e plotësimit të tyre, modelin e tabelës “T” për përmbledhjen e të dhënave nga formularët A1, A1Z. KMSH-të e DAR/ ZA i dërgojnë ato në KSHMSH-të. Çdo maturant/kandidat plotëson dhe dorëzon Formularin A1/A1Z në KSHMSH- në e shkollës ku ai caktohet për të dhënë provimet, brenda datës 10 Mars. Në periudhën 11-24 mars KSHMSH-ja plotëson tabelën përmbledhëse në bazë të formularëve A1, A1Z të dorëzuar nga maturantët/kandidatët. Formularët e plotësuar A1, A1Z, së bashku me tabelën përmbledhëse “T”, dërgohen zyrtarisht nga KSHMSH-ja e shkollës në KMSH-në e DAR/ZA-së brenda datës 25 Mars. KSHMSH-ja, një kopje të tabelës përmbledhëse me të dhënat e formularëve që ka dërguar në KMSH-në e DAR/ZA-së e afishon në shkollë dhe pret vërejtje, ndryshime dhe rregullime të mundshme nga maturantët. KMSH-ja bën saktësimet e nevojshme dhe variantin përfundimtar e dërgon në AVA brenda datës 15 prill. Formularët A1 dhe A1Z
qëndrojnë në DAR/ZA. DAR/ZA-të dhe shkollat mbajnë përgjegjësi për saktësinë e të dhënave të maturantëve që kanë mbaruar shkollën përpara vitit 2010. KMSH-të e DAR/ZA-ve mbi këtë bazë hartojnë listat e plota me të dhënat e të gjithë maturantëve/kandidatëve, sipas modelit të dërguar nga AVA, dhe i dërgojnë ato zyrtarisht dhe në formë elektronike, të ndara sipas shkollave, në AVA, brenda datës 31 Mars.
22 Janar 2011