E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjimi tunizian, kërkohen idealet e 23 viteve më parë



Tunizia është përfshirë nga protesta dhe trazira gjatë javëve të fundit që sollën edhe largimin e presidentit Zine al-Abidine Ben Ali, i cili ishte në pushtet për 23 vjet.
Simon Ingram, ishte një gazetar i ri i BBC-së në vitin 1987 kur Ben Ali mori postin e presidentit dhe thotë se sheh majft ngjashmëri mes ngjarjeve të javëve të fundit me ato 23 vjet më parë. 'Unë isha në Tunis në nëntor 1987, fillimisht situata ishte e qetë, megjithëse javë më parë kish patur protesta në kryeqytet dhe vende të tjera. Presidenti Bourguiba kish dhënë shenja se nuk e kishte më situatën në dore, si të thuash ai nuk kishte të bënte me realitetin,' thotë Ingram. Presidenti Habib Bourguiba kishte qënë në fuqi për 30 vjet në kohën kur Simon Ingram arriti atje. Ai ishte themeluesi i shtetit të Tunizisë dhe kishte luftuar për pavarsinë nga Franca, ishte pro perëndimit dhe politika e tij ishte shekullare. Ai ishte një politikan që e reformoi vendin politikisht dhe ekonomikisht por tani po shihej si një figurë në zbehje e sipër. Ai shpesh merrte vendime dhe ndërronte mendjen, ishte i paqëndrueshëm, dhe paraqitjet e tij në media sa vinin e bëheshin më të çuditëshme. 'Në atë kohë puna e gazetarit në Tunizi ishte e vështirë për disa arsye, burimet e informacionit ishin tepër të kufizuara, agjesia e lajmeve e Tunizisë thuajse ishte burimi i vetë i lajmeve por ajo ishte tepër e kujdesshme dhe indormacioni i tyre nuk hidhte dritë mbi situatën e vërtetë, - 'kujton Ingram.
Informacioni që doli në mëngjesin e 7 nëntorit 1987 ishte i shkurtër dhe i rëndësishëm.
Presidnet Bourguiba ishte zëvendësuar nga kryeministri i tij i ri Zine al-Abidine Ben Ali.
'Ishte e paqartë në atë kohë se çfarë kishte ndodhur brenda në pallatin presidencial, nuk u mor vesh se si ndodhi ky zëvenësim .Kam lexuar mjaft për këtë çështje, dhe ka mjaft spekullime se këtu kishin gisht qeveritë e huaja të cilat ishin të alarmuara për situatën në Tunizi dhe se ata kishin dorë në këtë ngritje të menjëhershme të Ben Alisë në detyrë. Ai nga shef i policisë së brendhsme u bë ministër i Brendshëm dhe shumë shpejt ai bëhet kryeministër. Kjo ndodhi vetëm rreth dy muaj para se të largohej Bourguiba'.
Mjaft njerëz u ndjenë të çliruar pasi ata gjëndeshin në një situatë kritike të paqëndrueshme e cila mund edhe të kishte dalë jashtë kontrollit.
Fillimisht populli u ndie optimist pasi fjalët e Ben Alis-së ishin inkurajuese, ai donte liri politike, lirinë e medias dhe modernizimin e shtetit, sentimente të mirëpritura në popull pasi ata dëshironin të dilnin nga ai regjim monopartiak, dhe kërkonin progres ekonomik.
Në fjalimin e tij të parë Ben Ali premton, kthimin e administratës si më parë, në institucione që janë në shërbim të popullit si dhe përhapjen e demokracisë e cila garantohet nga kushtetuta ai tha edhe se ' që këtej e tutje posti i presidentit nuk do të jetë i përjetshëm '.
President Ben Ali qeverisi për 23 vjet. Ai ishte autokratik dhe revolucioni i tij për shumë ka qënë zhgënjyes.
Simon Ingram thotë se ka mjaft ngjashmëri mes largimit të Bourguiba-s dhe Ben Ali-së.
'Entuziazmi i protestuesve është një nga këto ngjashmëri, po ashtu kontrasti i madh mes të pasurve dhe të varfërve në Tunizi. Në vitet 80 kujtoj se si kryeqyteti dhe zona bregdetare kishte një ndryshim nata me ditën me zonat ruralëe. Edhe në fshatërat më të afërta të kryeqytetit shikoje hapur mjerimin. Fshatarët kishin nga një karrocë me gomar, dhe e sillnin ujin në shtëpi me kova. Tunizia përparoi më pas por nga lajmet e trazirave të javëve të fundit duket qartë se një pjesë e madhe tunizianëve nuk kanë përfituar nga bomi ekonomik i kohëve të fundit,' thotë korrespondenti i BBC-së Simon Ingram. Kërkesat e protestuëve tani janë të ngjashme me ato të atyre 23 vjet më parë; ata kërkojnë barazi ekonomike, demokraci dhe të respektohen të drejat e njeriut. Ata gjithashtu ndihen të zhgënjyer.

Marrë nga BBC

Somario

Në vitet 80 kujtoj se si kryeqyteti dhe zona bregdetare kishte një ndryshim nata me ditën me zonat ruralëe. Edhe në fshatërat më të afërta të kryeqytetit shikoje hapur mjerimin. Fshatarët kishin nga një karrocë me gomar, dhe e sillnin ujin në shtëpi me kova. Tunizia përparoi më pas por nga lajmet e trazirave të javëve të fundit duket qartë se një pjesë e madhe tunizianëve nuk kanë përfituar nga bomi ekonomik i kohëve të fundit

Loja me fjalë

Faton Raçi

Përderisa në Kosovë vazhdojnë debatet rreth qëndrimeve të ambasadorit Dell dhe përfaqësuesit të lartë të BE’së, Feith, lidhur me perspektivat për formimin e një qeverie të ardhshme ‘me duar të pastra’, rreth përbërjes së parlamentit të ri dhe rreth ‘presidentes’ së mundshme të vendit, kjo natyrisht se nuk ndikon në zhvillimet që, në dukje të parë, nuk ndërlidhen direkt me këto çështje.
Me një përqindje tejet të lartë votash pro (mbi 90 për qind), Parlamenti Europian aprovoi të mërkurën Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me Serbinë dhe Rezolutën për Integrimin e Serbisë, të raportuesit të PE’së, Jelko Kacin. Nisur nga logjika që ne s’na intereson asgjë që ka të bëjë me fqinjin tonë verior, shumëkush do të mund të thoshte se ky zhvillim s’ka kurrfarë rëndësie për ne. Mirëpo, ja që një amendament i kësaj rezolute lidhet drejtpërdrejt me Kosovën. Shumë bile.
Raportuesja e PE-së për Kosovën, Ulrike Lunacek, insistoi që pjesë e kësaj rezolute të jetë edhe obligimi i Serbisë që gjatë bisedimeve të ardhshme Prishtinë-Beograd, qeveria e saj “të hyjë në dialog me Kosovën, por pa iu referuar atyre si negociata rreth statusit apo ndarjes”. Megjithatë, versioni përfundimtar i amendamentit të Lunacek - që u aprovua nga PE me një numër të ngushtë votash pro – në fund pësoi një ndryshim në formulim. Si rrjedhojë, pjesa që ka të bëjë me ndarjen (e brendshme ose të jashtme eventuale) nuk u përfshi fare në versionin përfundimtar të amendamentit, ndërkohë që pjesa e parë e tekstit inicial u zëvendësua me fjalinë: “PE i apelon Serbisë që të mos e iniciojë çështjen e statusit” në bisedime. Edhe ky riformulim i zbutur i qëndrimit të Parlamentit Europian mezi kaloi, me 335 vota për dhe 312 kundër. Ndoshta edhe për shkak se para votimit, raportuesja Lunacek insistoi në atë që Serbia nuk mund të pranohet në BE pa njohjen paraprake të Kosovës si shtet.
Sidoqoftë, ndryshimi i amendamentit të raportueses Lunacek tregon se atje ka një tendencë të re. Edhe pse PE nuk i përfaqëson drejtpërsëdrejti qëndrimet e Unionit, duket se ai po formëson njëlloj shtrëngimi të Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e kontesteve të ndërsjella, pjesë të të cilave, deshëm ne apo s’deshëm, e sheh edhe veriun.
Ambienti aktual politik dhe i sigurisë në Kosovë sigurisht që është një faktor me rëndësi për formësimin e një qasjeje të re evropiane karshi nesh.
Në vend se të çuditemi, do të duhej rishikuar raportet e deritanishme që adresojnë qartë mangësitë funksionale të shtetit. Atyre pastaj duhet shtuar problemi i zgjedhjeve të kontestuara - që ende vazhdojnë të rimbahen, Raporti i Martyt, vakuumi dy-tremujor institucional, rrezikimi potencial i buxhetit për sivjet, vazhdimi i moskontrollimit të pikave kufitare me Serbinë etj.
Nëse neve, si qytetarë të këtij vendi nuk na pëlqen asnjëra nga këto dukuri, pse duhet pritur që Unioni Europian të mendojë ndryshe. Ose, pse ai duhet vazhduar që pafundësisht të na trajtojë ‘si djalin mbas shtatë çikave’, kur mund të fillojë me qortimin gradual të ‘djalit të lazdruar’.
Raporti i votimit në Parlamentin Europian për amendamentin e Lunacek na e rikonfirmon se bota na sheh nga një kënd tjetër, nga ai se si ne e shohim vetveten.
Kështu, për shembull, megjithëse politikanëve tanë iu duket se kanë komoditetin që për muaj të tërë të merren me kombinatorikë numrash zgjedhorë - ngase e dinë që edhe nëse rrezikohet aprovimi i buxhetit, atë në fund do ta nënshkruajë Pieter Feith në vend të tyre - evropianët këtë gjë e shohin ndryshe. Si paaftësi totale e menaxhimit të rezultateve zgjedhore, gjegjësisht e krijimit të institucioneve funksionale qeverisëse. Por, edhe si një mungesë e përgjegjësisë karshi votuesit. Natyrisht se, pastaj, prania e një përfaqësuesi evropian në vend e shihet si domosdoshmëri për ecjen e proceseve përpara. Njësoj, siç konsiderohet normale edhe ndërhyrja e diplomatëve të akredituar këtu në çështjet politike që, në vendet prej nga vijnë ata, zakonisht konsiderohen të brendshme.
Si rrjedhojë e gjithë kësaj, zëvendësimi i një amendamenti të qartë të Lunacek me një formulim shumëkuptimësh, bashkë me proporcionin e votave pro dhe kundër tij, natyrisht që rihap apetitet e Serbisë për veriun e Kosovës. E vetmja e mirë është se, meqë Parlamenti Europian lëshimin e targave paralele serbe në Kosovë e cilësoi si përzierje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Ky veprim sikur e uli Serbinë përtokë.
E gjithë kjo po ndodh në kohën kur politika jonë ka telashe dhe prioritete tjera dhe kur Kosova ende s’ka qeveri, e as parlament. Me një fjalë, edhe ne jemi në pozitë të njëjtë – të shtrirë përtokë.

22 Janar 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›